Telenews

Humbi ndaj PSG-së, Zhegrova: Do të luftojmë deri në fund për objektivat tanë

Edon Zhegrova ishte edhe një herë protagonist tek ekipi i tij, Lille.

Por, për fatin e tij të keq, këtë radhë skuadrës së tij nuk i mjaftoi goli i shkëlqyeshëm që e realizoi ndaj Paris Saint-Germainit.

Lille u mposht me rezultat 1:3 në ndeshjen ku ylli kosovar e realizoi golin e parë sezonal në Ligue 1.

E sot, ai  e bëri një postim në rrjetet sociale duke e shprehur dëshpërimin për rezultatin, por ndërkohë duke i motivuar shokët e skuadrës për ta mbajtur kokën lartë për vazhdimin e sezonit.

“Nuk ishte rezultati që e donim. Por, ky ekip është special. Ne do të ‘luftojmë’ deri në fund për objektivat tanë. Faleminderit tifozëve”, shkroi Zhegrova në Instagram.

Të ngajshme

Bora Zemani nuk duket aspak mirë, dhe arsyeja është kjo (Foto)

Rrezarta Ramaj

WP: Presidentja e re e Kosovës do të duhet ta dekretojë ligjin që kufizon kompetencat e gjykatës në Hagë

Rrezarta Ramaj

Profesori i Fakultetit Juridik: Kushtetuta i jep Kuvendit 60 ditë për zgjedhjen e Presidentit

Rrezarta Ramaj