Telenews

Hykmete Bajrami kërkon që të kompenzohen bujqit të cilët pësuan nga zjarret

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar kompenzimin e bujqëve të cilët pësuan nga zjarret.

Ajo ka kërkuar të përdoret ”Fondi për Ringjallje Ekonomike” dhe të kompenzohen bujqit.

Shkrimi i saj:

Ata që thonë se janë ministra në detyrë duhet të marrin urgjentisht vendim për të kompenzuar bujqit për qindra hektarë grurë të djegur në ditët e fundit.

Është e rëndë kur brenda disa orëve digjet djersa dhe investimi njëvjeçar i bujqve. Nëse ka një moment për të përdorur mjetet nga ”Fondi për Ringjallje Ekonomike”, ky është tani!

Nëse bujqit nuk kompenzohen tash, qytetarët me mjete të tyre do ta paguajnë shumëfish dëmin me çmimin e rritur të bukës nga mporti i grurit dhe miellit dhe atë jo vetëm këtë vit.

Bujqit meritojnë mbështetje të menjëhershme.

Ata që sot janë në dëtyre të veprojnë mënjeherë!

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 10 korrik

Erzana Fazliu

Çfarë njoftoi Gjykata: Nga 30 ditë paraburgim për 5 policët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të Agon Zejnullahut

KushtrimGuraj

“Propagandë e LDK-së, apo e LVV-së”, cila është e vërteta për buxhetin e kryeqytetit?

KushtrimGuraj