Telenews

Hyn në fuqi Udhëzimi Administrativ për paketimin e cigareve me ilustrime të efekteve negative

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për plotësim ndryshimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Siç thuhet në njoftimin e ministrisë, qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i rregullave për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit – mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin.

“Përmes vendosjes së vërejtjeve shëndetësorë në produktet e duhanit synohet të ngritën njohuritë e duhanpirësve për efektet shëndetësore negative që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit dhe, gjithashtu, synohet të inkurajohet ndërprerja e pirjes së duhanit si dhe dekurajimi i nisjes ose ri-nisjes së pirjes së duhanit”, thuhet në njoftim.

Aplikimi i vërejtjeve të kombinuara apo paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë.

Tashmë që nga data 25 prill 2024, ky udhëzim administrativ ka hyrë në fuqi.

source

Të ngajshme

Rreziku për diabet rritet në tre muajt e parë pas përdorimit të antipsikotikëve

Rrezarta Ramaj

Studimi: Dieta mund të jetë e lidhur ndjeshëm me ndjenjën e nuhatjes

Rrezarta Ramaj

Vitamina D2 apo D3? Studimi i ri zbulon dallime të rëndësishme mes tyre –

KushtrimGuraj