Telenews

Hyri mbrëmë në shtëpinë e ‘Big Brother’, arrestohet para kamerave i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim

Banori i cili hyri mbrëmë në spektaklin ‘Big Brother VIP 3’, është arrestuar nga forcat Operacionale të policisë së Tiranës pasi ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim.

44 vjeçari, Liam Osmani në 2022-in u dënua nga gjykata e Tiranës me 2 vjet e 6 muaj burg për përvetësimin e 17 biletave turistike në Gjermani nëpërmjet mashtrimit, duke mos paguar për çmimet e tyre përkatëse.

“Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3. Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të ngajshme

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj

Fifi e shqetësuar nga protestat në Shqipëri: O nalnu bre, pashë Zotin e madh, nëse keni Zot, nalnu –

KushtrimGuraj

Unazat në tapetin e kuq zbuluan gjithçka, Martin Freeman u martua fshehurazi me partneren 21 vjet më të re –

KushtrimGuraj