Telenews

Hyseni për VV-në: Jo 49 %, por as 4-shin përpara s’do ta shohin më – shkelën çdo premtim (VIDEO)

Zyrtari i lartë i LDK-së, Ekrem Hyseni në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka thënë se në këto zgjedhje, Vetëvendosja jo vetëm që s’do t’i marrë 49 për qind, por siç u shpreh ai, as 4-shin përpara nuk do ta shohin më.

Ai tha se kjo qeverisje është më e dështuara sa i përketë realizimit të projekteve dhe siç u shpreh, ndikimit në përmirësimin e cilësisë së jetës.

“Vetëvendosjes 49% asnjëherë s’do t’i ndodh ta shoh, këta numra munden vetëm militantët dhe këta politikbërësit, akterët aktiv që sot janë edhe në qeveri edhe në parlament, me i përmend për çështje propagande sepse jo 49, por as katërshin përpara s’do ta shohin më”

“I kemi edhe ne sondazhet tona, por i kemi edhe punën në terren, i kemi aktivistët tanë edhe disponimi që shihet sot. Në bazohemi kryesisht tek puna e qeverisë, kjo qeverisje më e gjata pas vitit 1999, do të thotë që po e përfundon mandatin dhe më e dështuara sa i përketë realizimit të projekteve dhe ndikimit në përmirësimin e cilësisë së jetës”, tha Hyseni.

Duke folur për qeverinë, zyrtari i lartë i LDK-së u shpreh se janë katër vjet në të cilat çdo premtim është shkelur.

“Sot për sot me këto skandale që i kanë unë mendoj që çdo ditë kanë rënie dhe kjo nuk është dëshirë, ky është një realitet, por ajo që është shumë me rëndësi është dështimi i tyre në çdo fushë”.

“Janë katër vjet të cilat nuk kanë pasur asnjë impakt në zhvillimin ekonomik, realisht janë katër vjet në të cilat çdo premtim është shkelur”, shtoi Hyseni.

Të ngajshme

“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama poston videon e parashutistëve me dy flamujt

Donat Hashani

Rohde sikur Hovenier, i drejtohet qeverisë: Mos e fyeni klubin ku doni të hyni, kjo kurrë nuk është ide e mirë

Erzana Fazliu

Dafina Zeqiri e uron nënë për ditëlindje me fotografi unike

Erzana Fazliu