Telenews

Hyundai zbulon robotin MobED me AI për të lëvizur me stabilitet në sipërfaqe të ndryshme

hyundai-zbulon-robotin-mobed-me-ai-per-te-levizur-me-stabilitet-ne-siperfaqe-te-ndryshme

Hyundai zbulon robotin MobED me AI për të lëvizur me stabilitet në sipërfaqe të ndryshme

Hyundai ka prezantuar në Tokio versionin prodhues të robotit Mobile Eccentric Droid (MobED), katër vite pas konceptit fillestar.

Platforma kompakte është plotësisht autonome dhe përdor inteligjencë artificiale për të lëvizur me stabilitet në sipërfaqe të ndryshme.

Mekanizmi “Eccentric Control” i lejon robotit të rregullojë qëndrimin dhe secilën rrotë individualisht, duke siguruar lëvizje të qetë në terrene të pjerrëta.

– YouTube  www.youtube.com

Sensoret me kamera dhe LiDAR i japin aftësi të avancuara orientimi dhe shmangie pengesash.

MobED do të përdoret për detyra të ndryshme, nga shpërndarjet “last-mile” deri te logjistika industriale.

Hyundai prezanton dy versione: Basic, i komanduar me telekomandë, dhe Pro, me sistem të plotë vetëdrejtimi.

Të dy modelet përdorin një bateri 1.47 kWh që ofron deri në 4 orë punë dhe karikim 2.5-orësh.

Shitjet priten të nisin në gjysmën e parë të vitit 2026.

Të ngajshme

Google po shqyrton ndërtimin e qendrave të të dhënave në hapësirë

KushtrimGuraj

WhatsApp tani të ofron tre mundësi të reja për thirrjet

Valjeta Turkaj

Sa afër jemi me një internet kuantik global?

KushtrimGuraj