Sipas informacioneve fillestare nga media Santonews, gruaja ka qenë duke punuar në akomodim dhe ka mbetur e plagosur për vdekje, kur një shtrat i veçantë, i cili ishte fiksuar ose i varur nga muri, është shkëputur dhe i ka rënë me forcë në kokë, duke shkaktuar një thyerje të qafës.
Shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje , por gruaja fatkeqe tashmë kishte vdekur.
Autoritetet kanë vijuar me arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve.
Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit janë duke vijuar.