I kërkuari me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është kapur nga Policia e Kosovës në kryeqytet. Personi që u prangos ishte shpallur fajtor dhe dënuar me burgim për një rast të mëhershëm. , raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije ekskluzivisht se personi i arrestuar është Fatos Aliu, rreth 46-vjeçar.
Aliu u prangos në rrugën “Fatos Krasniqi” në Prishtinë, ku u ndalua dhe pas verifikimit rezultoi se ishte në listën e personave të kërkuar
Ai ishte dënuar me 2 vjet burgim nga Gjykata, pasi akuzohej se ka kryer veprën penale “Vjedhje grabitqare”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese për ta vuajtur dënimin.
The post I dënuar me 2 vjet burgim për vjedhje grabitqare, zbulohet emri i të arrestuarit në Prishtinë appeared first on Sinjali.