Telenews

I dyshuari për plagosjen e tre personave në Pejë, recidivist i veprave penale

Agron Gashi, me nofkën “Gon Ozdrimi”, i dyshuari për vrasjen e rëndë në tentativë në mbrëmjen e së mërkurës në Pejë, rezulton të jetë recidivist i veprave penale.

Kështu ka njoftuar policia në kërkesën për bashkëpunim për kapjen e tij.

“’Vrasje e rёndё nё tentativё’, e cila ka ndodhur me datё 22.05.2024 rreth orёs 21:25, nё rrugën ‘Bekim Berisha’ nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe: Plagosja e tre personave në Pejë, policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit

Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në një incident që ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Pejë.

Për shkak të plagëve, të plagosurit janë dërguar nga Spitali rajonal i Pejës në QKUK në Prishtinë.

Njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë.

source

Të ngajshme

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj