Telenews

I frymëzuar nga shpirti i viteve ’70 dhe fillimi i viteve ’80, Porsche 911 Spirit 70

Ngjyra ekskluzive Olive Neo, grafikë dekorative të frymëzuara historikisht dhe dizajni legjendar Pasha në brendësi: Porsche prezanton 911 Spirit 70, një kabriolet i kufizuar në vetëm 1.500 njësi, që mishëron esencën e viteve 1970 dhe fillimit të viteve 1980. I krijuar si pjesë e strategjisë Heritage Design, ky model koleksionues është i treti në serinë 911 që sjell epokat e mëparshme me elemente ikonike dizajni nga modelet klasike. Baza teknike për këtë model është 911 Carrera GTS Cabriolet, tani me hibride efikase. Në kombinim me një sistem me tension të lartë, eTurbo dhe motor elektrik në PDK-në e re, motori boxer 3.6 litërsh zhvillon një fuqi totale prej 398 kW (541 kuaj fuqi) dhe 610 Nm.

https://www.youtube.com/watch?v=K3H472niaDs&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2F&embeds_referring_origin=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&source_ve_path=MjM4NTE

Rikthimi i stilit dhe detajeve historike

Modeli i parë ishte 911 Targa 4S Heritage Design Edition (2020) – me stil të viteve ’50 dhe ’60.

Modeli i dytë ishte 911 Sport Classic (2022) – që solli frymën e viteve ’60 dhe ’70.

Tani, 911 Spirit 70 nderon një epokë të re për Porsche – me mbi 1.000 opsione personalizimi tashmë në dispozicion. Shitja mesatare për veturë me opsione nga Porsche Exclusive Manufaktur është dyfishuar në pesë vitet e fundit. Fabrika ekskluzive pritet të zgjerohet më tej.

Ngjyra dhe dizajni i jashtëm

Ngjyra Olive Neo, një e gjelbër e thellë me tone moderne, kontrastohet nga ngjyrat bronzi dhe gri-ari në pjesën e përparme, të pasme dhe rrotat Sport Classic. Çatia është e zezë dhe edhe xhami përpara ka kornizë të zezë.

Tri vija dekorative në kapakun e motorit imitojnë ngjitëset e viteve ’70, që ndihmonin në identifikimin e shpejtë të veturave garuese në pasqyra. Në anë, gjenden grafikë me logon Porsche dhe një numër individual (“Lollipop”).

Në qendër të kapakut ndodhet stema e Porsche thuajse identike me atë të vitit 1963. Ka shenja ari “Porsche Exclusive Manufaktur” në krahët përpara, ndërsa pas ka një shenjë Porsche Heritage që përkujton atë të modelit klasik Porsche 356.

Brendësia: Dizajni Pasha dhe teknologji moderne

Pika kulmore në kabinë është dizajni Pasha në ngjyrë zezë dhe Olive Neo. Me grafikë të frymëzuar nga flamujt e garave, ky material është më sportiv dhe më i rehatshëm për udhëtime të gjata.

Pjesët qendrore të sediljeve, xhamat e dyerve dhe shumë sipërfaqe të brendshme janë të veshura me këtë stil. Opsionalisht, edhe dekorimet e panelit të instrumenteve ofrohen në këtë dizajn. Lëkura Basalt Black me qepje në Olive Neo vjen si standard.

Paneli i instrumenteve përzien stilin klasik me teknologjinë moderne: një ekran 12.65 inç me shifra të gjelbra dhe gjilpëra të bardha, që rikujton modelin Porsche 356.

 

Udhëtim në vitet ’70 me teknologji të re

Porsche prezanton gjithashtu një aplikacion për Apple Vision Pro. Përdoruesit mund të krijojnë në mënyrë virtuale një model 911 Spirit 70 dhe të përjetojnë dizajnin e asaj dekade. Aplikacioni do të jetë falas në App Store nga pranvera e vitit 2025.

Të ngajshme

Skype mbyllet sot – ja çfarë ndodh me llogarinë dhe të dhënat e tua

KushtrimGuraj

Pothuajse gjysma e punonjësve që përdorin AI në punë nuk i besojnë asaj, tregon një studim i ri

KushtrimGuraj

Lexoi filxhanin me ChatGPT – Gruaja në Greqi zbulon tradhtinë dhe kërkon divorc

Valjeta Turkaj