Telenews

“I kanë marrë dokumentet”, Sejdiu tregon saktë se sa mjekë janë gati për t’u larguar nga Kosova

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, tha se deri më tani 151 mjekë i kanë kërkuar dokumentet e nevojshme të cilat iu duhen për të lidhë kontrata pune në shtete tjera apo oda të mjekëve në shtete perëndimore.

Sejdiu tha në Tëvë1 se trendi i filluar 2-3 vite më parë me largimin e mjekëve nga sistemi shëndetësor në Kosovë po vazhdon njëjtë, derisa theksoi se nga 1 janari i vitit të ardhshëm ky numër mund të rritet.

“Sa i përket migrimit të brendshëm dhe të jashtëm, ai i brendshëm është ndalë pak, kurse ai i largimit, sidomos i anesteziologëve, jashtë Kosovës, të mjekëve të rinj pak a shumë mbetet trendi i njëjtë sikurse i 2-3 viteve të kaluara. Ne kemi shifra vetëm për mjekët dhe deri më tani 151 mjekë i kanë marrë dokumentet për lidhje kontrate në shtetet ku do të shkojnë të punojnë dhe anëtarësuar në odat respektive që është obligim ligjor dhe ky numër tani disa mund të kenë vetëm të jenë larguar dhe një pjesë me siguri janë në proces të largimit dhe nënshkrimit të kontratave por në përgjithësi kjo lëvizje mund të kalojnë një pjesë të largohen vitin e ardhshëm por ky është një numër i cili është duke vazhduar ky trend”, tha Sejdiu.

“Frika jonë është që me liberalizimin e vizave, me shumë lehtësime për bashkime familjare do të jetë një disavantazh për ne”, shtoi ai.

Të ngajshme

Studim: Barnat kundër depresionit gjatë shtatzënisë ndikojnë në fetus

Hafize Elshani

Reshitaj për metodën IVF: Mund të ketë martesa mes vëllait e motrës

Edmond Vila

“Mos të përdorin antibiotik”, mjekët me rekomandim për gripin sezonal te fëmijët në Kosovës

KushtrimGuraj