Telenews

I mbyllur në makinën e tij 35-vjeçari refuzon t’i dorëzohet RENEA-s, pozicionohen snajperistët

Një tjetër përpjekje e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet ka dështuar pak minuta më parë. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të policisë, ai ka refuzuar edhe këtë herë të vetëdorëzohet.

Sipas informacioneve nga terreni, i dyshuari vijon të qëndrojë i vetëm brenda automjetit të tij prej më shumë se tre orësh, pa pranuar të bashkëpunojë me autoritetet.

Forcat e policisë kanë zhvilluar disa raunde negociatash në përpjekje për ta bindur të dorëzohet pa përdorimin e forcës, ndërsa në zonë janë vendosur edhe snajperët e forcave speciale RENEA, të gatshëm të ndërhyjnë nëse situata merr një tjetër rrjedhë, shkruan JOQ Albania.

Operacioni policor vijon me masa të larta sigurie, ndërsa zona mbetet e rrethuar dhe nën kontrollin e forcave të shumta të rendit, të cilat po monitorojnë nga afër çdo lëvizje të 35-vjeçarit.

Të ngajshme

KDS ka realizuar kursin “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijës së Zjarrit”

Yllka Gashi

Katër të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Baicë të Istogut

Yllka Gashi

Aksident i rëndë mes tri veturave në autostradë, afër Prishtinës

Yllka Gashi