Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që s’dihet asgjë për fatin e tyre. Kështu ka ndodhur së fundmi edhe në Fushë Kosovë, e cila ka raportuar se djali i saj i mitur është zhdukur.
Prishtina Sot raportoi se nëna ka deklaruar se i biri 15-vjeçar ishte larguar nga shtëpia gjatë ditës së djeshme dhe nuk kishte informacione për vendndodhjen e tij.
Pasi i njëjti s’ishte lajmëruar në thirrjet e saj, ajo vendosi ta njoftojë Policinë dhe si rezultat i mituri është gjetur.
I njëjti fillimisht i ka njoftuar hetuesit policorë se është rrëmbyer e më pas gjatë intervistimit është zbuluar se e kishte inskenuar gjithë ngjarjen.
Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.