Telenews

I përkeqësohet gjendja Ratko Mladiqit, dyshohet për goditje në tru

I dënuari për krime lufte, Ratko Mladić, është shtruar në spital në Hagë me simptoma që dyshohet se lidhen me një goditje në tru.

Ngjarja ka ndodhur sot, më 2 maj, dhe është konfirmuar nga djali i tij, Darko Mladić, për mediat.

Sipas tij, ai kishte folur me të atin rreth dy orë e gjysmë më parë, ndërsa më pas është njoftuar nga Haga se Mladić është transferuar sërish në spital.

Duket se ka pasur përsëri një goditje në tru. Ka shfaqur simptoma dhe do të më informojnë për zhvillimin e mëtejshëm të situatës”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, mekanizmi ndërkombëtar në Hagë ende nuk ka marrë një vendim lidhur me kërkesën e familjes dhe avokatëve të Mladićit për ta liruar atë për trajtim mjekësor në Serbi, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Të ngajshme

Policia Ushtarake e Karabinierëve patrullon në Prizren

Valjeta Turkaj

KEK-u nis remontin 30-ditor të njësisë B2

Valjeta Turkaj

Dita e Zjarrfikësve: Organizohen aktivitete demonstruese në sheshin e Mitrovicës

Valjeta Turkaj