Telenews

I përmend babain e ndjerë, Valbona qëllon Laertin

Në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, tensionet mes Laert Vasilit dhe Valbona Mhillit kanë arritur kulmin, duke çuar në një ndarje të papritur mes tyre si një banor i vetëm.

Gjatë spektaklit të së martës, Laerti deklaroi se dëshiron të ndahet nga Valbona dhe të shkojë në një televotim kokë më kokë me të.

Ky vendim shkaktoi reagimin e fortë të Valbonës, e cila u ndje e tradhtuar, duke e akuzuar atë se po e linte në mes të lojës pas një afrimiteti të krijuar mes tyre.

https://rumble.com/v6r3siy-valbona-qllon-laertin-kjo-q-do-shihni-sht-e-rnd.html

Debati mes tyre është përshkallëzuar ditën e sotme kur Valbona përmendi babanë e ndjerë të Laertit, gjë që e acaroi aktorin.

Nga fjalët e ashpra, situata degjeneroi deri në prekje fizike, me Valbonën që e shtyu Laertin dhe e akuzoi si tradhtar dhe të pabesë.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Valbona: A është krenar babai i yt atje ku është, a është krenar.

Laerti: Prapë e përmende, ç’punë ke ti me të ndjerët.

Valbona: O i pabesë, ku e ke besën.

Laerti: Çfarë po bën.

Valbona: Motrës tënde po t’ia bëje kështu si do të ndiheshe.

Laerti: Ç’punë ke ti me motrën time.

Valbona: Si do të ndiheshe.

Laerti: Çka, a e njeh.

Valbona: Si do të ndiheshe po ta përdornin motrën tënde o Laert Vasili. O tradhtar, o i pabesë, o i pafytyrë.

Laerti: Ty të ka akuzuar shtëpia se luan me tri katër standarde. Lëre nënën time aty ku është.

Të ngajshme

Sara vendosë mbulesën, kurorëzohet në xhami me Bardhin

KushtrimGuraj

Xheneta reagon ashpër pas publikimit të videos: Nuk e lë me kaq, të gjitha materialet që përmbajnë kërcënime, shantazhe do të dorëzohen në gjykatë

KushtrimGuraj

Jozi dhe Loredana shkëmbejnë puthje pasionante në shtrat (FOTO)

Donat Hashani