Telenews

I plagosuri në Ferizaj është vëllai i mitur i viktimës – gjendet jashtë rrezikut për jetë

Vëllai i gruas që u vra në Ferizaj është i mitur dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Kështu ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Ferizajt, Fikret Arifi.

“Në spital ka ardhë vëllai i së ndjerës. I është dhënë ndihma e parë, është jashtë rrezikut për jetë se plumbi në parakrahun e djathtë, në dorë domethënë. I është larguar plumbi, i është mobilizuar dora. Po planifikohet dërgimi i tij në Repartin e Ortopedisë në Ferizaj”, ka thënë Arifi.

Ndërkaq, sipas tij, gruaja ka qenë pa shenja jete në vendin e ngjarjes dhe nuk është dërguar fare në spital.

Sipas Arifit, viktima, pasi është marrë nga ekipi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

source

Të ngajshme

Ushtarët në Kosovë mund të zëvendësohen, po Amerika? –

KushtrimGuraj

Shqiptarët mobilizohen për zgjedhjet në Serbi, thirrje për votimin e listës me numrin 17 –

KushtrimGuraj

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj