Rita Ora ka zbuluar se ajo ishte ajo që i propozoi martesën bashkëshortit të saj, Taika Waititi, gjatë një udhëtimi romantik në Palm Springs – duke rënë vetë në gjunjë.
Këngëtarja 34-vjeçare, e cila u martua me regjisorin 49-vjeçar në vitin 2022, ndau historinë e saj në podkastin “Begin Again” të Davina McCall, duke shpjeguar se si ajo theu traditën dhe mori përsipër propozimin.
“Unë thjesht bëra gjithçka. Ishim në një dhomë hoteli në Palm Springs, një dhomë shumë e bukur dhe luksoze me tullumbace dhe tortë. I bëra unazat. Ai tha: ‘Çfarë dreqin është kjo? Dita e Shën Valentinit?’. Unë i thash: ‘Jo, nëse do të thuash jo, do më duhet të heq rrobat,’” tha Ora.
“Sidoqoftë, u ula në gjunjë dhe Taikas i pëlqeu shumë”, shtoi ajo.
Rita dhe Taika u martuan në një ceremoni private më 4 gusht të vitit 2022, në Los Angeles. Çifti, të cilët fillimisht ishin miq për vite me radhë, e planifikuan dasmën vetëm në dy javë për të siguruar që vajzat e Taikas mund të merrnin pjesë.