Telenews

I riu lëvizte i armatosur në Mitrovicë, kapet gjatë patrullimit policor

vrasja-ne-bokshiq-te-klines,-policia-jep-detaje-per-rastin

Një i ri është kapur nga policia në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë, pasi dyshohet se po lëvizte i armatosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35 në rrugën “Naim Asllani” në Shupkovc, ku njësitet policore, gjatë zbatimit të një plani operativ, kanë ndaluar një veturë me targa vendore.

Siç mëson Sinjali, gjatë kontrollit te vozitësi, i dyshuari Gentrit Kadriu (20 vjeç), në brez i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit BLOW F9, me një karikator dhe 4 fishekë.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar, me rekomandimin e të cilit i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën e madhe

KushtrimGuraj

Shqiptohen mbi 1 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve, dhjetëra aksidente trafiku

KushtrimGuraj

Mot i vranët me intervale me diell, temperaturat deri në 17°C

KushtrimGuraj