Telenews

“I urojmë ngushëllime familjes”, Deamishel ia huq sërish në Big Brother VIP Albania

Banorët e Big Brother, kanë kryer nderimet për të ndjerin Pal Kola, rojen e sigurisë së Top Channel që humbi jetën nga sulmi terrorist në mesnatën e së hënës.

Ata i shprehën ngushëllimet e tyre familjes së Pal Kolës dhe mbajtën një minutë heshtje në nder të tij.

Mirëpo ajo çfarë ra në sy është gafa e banores Deamishel, e cila teksa shprehte ngushëllimet e saj, përdori fjalën e gabuar “urim”.

“I urojmë ngushëllime familjes së Pal Kolës”, ka thënë arkitektja dhe prezantuesja e njohur, ndërsa kaq ka mjaftuar që videoja të bëhet virale në TikTok.

Kjo nuk është hera e parë që Dea shkakton një gafë në BBVA, pasi ajo është bërë “hit” edhe për përgjigjet e saj të pakuptimta rreth vitit kur ka lindur Skenderbeu dhe shteteve me të cilat kufizohet Kosova.

Të ngajshme

Alba kërkon largimin nga Ferma VIP

KushtrimGuraj

Ribashkimi me Keisin, Arbenita Ismajli thotë dy fjalë për Stresin: Një duartrokitje, u tregua burrë

KushtrimGuraj

Arbenita ka disa fjalë për Stresin

Donat Hashani