Telenews

I vdiq djali i porsalindur, reperi bën postimin prekës

Reperi shqiptar, Marin, ka bërë një reagim prekës për ngjarjen e trishtë që i ndodhi para disa muajsh, kur i vdiq djali pasi lindi.

Pas kësaj humbjeje të madhe, reperi ka shkruar se mbështetjen e ka gjetur te Zoti.

”Allahu i sprovon ata që i do. Allahu dëshiron që ti të kesh një vendbanim të përjetshëm mahnitës dhe madhështor, prandaj përballoje këtë sprovë me durim dhe lavdërim. Falënderimi i qoftë Allahut për gjithçka që tashmë ke, dhe falënderimi i qoftë Allahut për të ardhmen e panjohur dhe mundësitë e saj të pafundme. Abu Hurejra transmeton: I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse Allahu dëshiron të mirën për dikë, e sprovon atë.”

 I Dërguari i Allahut tha: “Kur fëmija i një robi të Allahut vdes, Allahu u thotë engjëjve: A e morët shpirtin e fëmijës së robit Tim? Ata thonë: Po. Allahu thotë: A e morët frytin e zemrës së tij? Ata thonë: Po. Allahu pyet: Çfarë tha robi Im? Ata thonë: Ai të lavdëroi dhe tha: ‘Ne i përkasim Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.’ Atëherë Allahu thotë: Ndërtoni një shtëpi për robin Tim në Xhenet dhe quajeni ‘Shtëpia e Lavdërimit’.”, ka shkruar ai.

 

Të ngajshme

I vdiq djali i porsalindur, reperi bën postimin prekës

KushtrimGuraj

Kim Kardashian flet hapur pas diagnozës së aneurizmës në tru

KushtrimGuraj

‘Murgeshë seksi’ Xheneta ‘ndez rrjetin’ me imazhet e fundit

KushtrimGuraj