Telenews

I vendoset eksploziv në shtëpi punëtorit të ndërtimit në Tiranë

Një sasi e vogël eksplozivë është hedhur në mesnatë në shtëpinë e një punëtori ndërtimi në kryeqytet.

Policia njofton se rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”, në verandën e banesës së Demir Carës është hedhur lënda plasëse.

Nuk dihet nëse 34-vjeçari ka konflikte me njerëz të tjerë, por mësohet se është person me precedent penal dhe shtëpisë ku jetonte e kishte me qira.

“Më datë 22.01.2023, rreth orës 00:05, në rrugën Ndoc Martini, në verandën e banesës së shtetasit D. C., 34 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngajshme

288,000 tonë naftë ruse, 7 cisterna lundrojnë drejt SHBA-së pas marrëveshjes së Trumpit me Putinin

Rrezarta Ramaj

Ish-modelja e Miss Switzerland akuzon Trumpin për përdhunim –

KushtrimGuraj

Nëna e Aleksandar Vuçiçit sulmohet fizikisht dhe verbalisht në ditën e zgjedhjeve në Serbi

Rrezarta Ramaj