Telenews

“I vogël je për mu, je shpifës, s’jeni hiç kreativë”/ Përplasje e ashpër mes Mirenës e Tërmkollit

 

 

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli dhe analisti Ilir Mirena janë përplasur sonte në Pressing në T7.

Mirena i tha Tërmkollit se duhet të flasë se çka do të bëhet të nesërmen e jo gjëra historike.

“Kjo tregon që ju jeni jokreativë, ti e Ramabaja, edhe krejt kjo mendësi që e përfaqësoni ju. Nuk dini me kallxu çka me bo nesër. Krejt çka folni, jo Rugova, jo socialistat në 97-ën, e dina çka ka pas”, tha Mirena.

“Kush është kreativ këtu?”, pyeti Tërmkolli.

“E dim edhe çfarë armiqësish kanë qenë edhe mes LDK-së e krahut të luftës e Sali Berishës e krejtve, po histori është ajo”, tha Mirena.

“Po shpif Ilir, shpifës je. Smundesh me shpif ti për mua, je i vogël me shpif për mua”, ia ktheu Tërmkolli Mirenës.

“Ti je shpifës”, shtoi ajo.

“Po folni për nesër”, ia ktheu Mirena.

“Idenë nuk e ki cili është mendimi im politik”, i tha Tërmkolli Mirenës.

source

Të ngajshme

Këta janë 902 kandidatët për deputetë të certifikuar nga KQZ

Rrezarta Ramaj

Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin mes tri veturave në Vushtrri, Policia jep detaje

Rrezarta Ramaj

“Kjo gjuhë ka dëshmorë pas vetes”, nis protesta e studentëve shqiptarë në Shkup

Valjeta Turkaj