Telenews

I vrari në Ferizaj, axha i bashkëshortit të Presidentes Osmani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në një sallë dasmash në Ferizaj, ku dyshohet se një person u vra me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka, ku tha se një person u vra me armë zjarri në një restorant në fshatin Bibaj të Ferizajt.

“Rasti ka ndodhur jashtë restorantit në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku është vrarë një person, për informacione të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Reka.

Sinjali mësoi se viktima e këtij rasti tragjik është Sadri Sadriu (nga Lugina e Preshevës) – i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborrit të një restoranti.

Sinjali ekskluzivisht mëson se viktima është i afërm i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut – (axha i burrit të presidentes së Kosovës) dhe ishte mësues në pension.

Mund të jetë një imazh i 1 person, syze dhe teksti

Detaje për rastin ka dhënë edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku njofton se rasti ndodhi rreth orës 19:30 në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace” – në fshatin Bibaj.

Të ngajshme

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027 –

KushtrimGuraj

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit –

KushtrimGuraj

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj