Telenews

I zhduket portofoli mësimdhënëses në Leposaviq, aktivizohet policia

Një rast i shpërdorimit të pasurisë së huaj është raportuar më 17 dhjetor 2025 në Leposaviq, ku viktimë është një mësimdhënëse e shkollës fillore në këtë komunë.

Gazeta Sinjali mëson se ankuesja B. M., rreth orës 12:30, kishte dalë me nxënësit në oborrin e shkollës për zhvillimin e orës së edukatës fizike. Gjatë qëndrimit në park, ajo ishte ulur në një stol dhe nga çanta kishte nxjerrë disa sende personale, përfshirë edhe portofolin. Pas rënies së ziles, ajo ishte kthyer bashkë me nxënësit në shkollë për të vazhduar mësimin.

Më vonë, ankuesja ka vërejtur se portofoli i mungonte, të cilin dyshohet se e kishte harruar në stolin e parkut. Sipas deklarimit të saj, në portofol ndodheshin dy letërnjoftime, dy kartela bankare, si dhe para të gatshme në valuta të ndryshme.

Në përpjekje për ta sqaruar rastin, ajo ka shkuar në një lokal afër parkut, ku pronari ka kontrolluar kamerat e sigurisë. Pamjet, sipas informatave, tregojnë se rreth orës 14:00 një person i gjinisë femërore i është afruar stolit, e ka marrë portofolin dhe është larguar nga aty në drejtim të qendrës së Leposaviqit.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me rastin bëjnë të ditur për Sinjalin se lidhur me ngjarjen është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka sugjeruar që rasti të inicohet si “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

Hetimet për identifikimin e personit të dyshuar janë në vazhdim.

Të ngajshme

Kurti i 9 shkurtit fillon me sulme banale kundër Hamzës e Abdixhikut

KushtrimGuraj

Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Dardan Krivaqës

KushtrimGuraj

Një ditë nga publikimi i mesazheve në WhatsApp, Mehmetaj pyet ku është Artane Rizvanolli

KushtrimGuraj