Telenews

Ide brilante se si t’i gjeni fëmijët brenda sekonde nëse humbin në mesin e turmës

Stina e verës ka arritur edhe zyrtarisht
dhe shumë prindër kanë filluar t’i dërgojnë fëmijët e tyre në parqe të
ndryshme, panaire lokale, festivale dhe vende tjera të famshme.

Sidoqoftë, ruajtja e fëmijëve në ngjarje të
tilla ku gjenden edhe qindra apo mijëra njerëz tjerë mund të jetë një sfidë e
vërtetë për çdo prind, transmeton Telegrafi.

Cherise McClimans, nënë dhe blogure aktive, ka zbuluar një metodë të thjesht dhe efektive se si t’i gjeni të vegjlit tuaj në rast se përzihen diku në mes të turmës.

Shkruani frazën “Në rast të humbjes” dhe
numrin tuaj të celularit në dorën e fëmijës.

Thoni fëmijëve tuaj që në rast se humbin të
shikojnë për ndonjë “person të huaj të mirë”, si një nënë e cila është me të
vegjlit e saj apo një polic, dhe t’i kërkojnë atyre ta telefonojnë numrin e
shkruar në dorë.

Gjithashtu, rekomandohet që çdo herë që dilni
me fëmijët t’ia bëni ndonjë fotografi atyre, pasi që në rast se humbin dhe
situata është serioze, fotografia do të mund t’ju ndihmoj shumë në përshkrimin
e fëmijëve tuaj, si atë se çfarë kanë pasur vesh, stilin e flokëve etj.

The post Ide brilante se si t’i gjeni fëmijët brenda sekonde nëse humbin në mesin e turmës appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Osmani: Kosova nuk do të lejojë që krimet të harrohet e gjenocidi të mohohet

Valjeta Turkaj

Gjykata Speciale e liron me kusht Isni Kilajn

Valjeta Turkaj

AAK zbulon slloganin interesant për zgjedhje

Donat Hashani