Telenews

Ideja e Kurtit që Lajcak ta çoj Draftin në Venecia, Osmani: S’më është prezantuar ende formalisht

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media në Drenas është pyetur edhe rreth propozimit të kryeministrit Albin Kurti, që emisari sllovak, Miroslav Lajcak, duhet ta dërgojë në Komision të Venecias Draftin e BE për Asociacionin, raporton Express.

Osmani ka thënë se për një ide të tillë të Kurtit ende s’është e njoftuar formalisht dhe tek pasi të ndodh një gjë e tillë, Osmani ka thënë se do ta shqyrtoj dhe më pas edhe ta japë qëndrimin e saj.

“Nuk kam parë një ide të tillë formalisht. Kur prezantohet tek Presidentja, e shqyrtoj dhe pastaj iu njoftoj.Idetë që prezantohen në media, s’mund t’i shoh si formalisht të prezantuara.Sipas Kushtetutës, përcaktimi i politikës së jashtme bëhet nga presidentja. Kurdo që prezantohet një ide e tillë e shqyrtoj”, ka thënë Osmani.

Ajo tutje ka shtuar se është me rëndësi që çdo ide të analizohet në kontekst të interesit të Kosovës dhe nëse vlerësohet që e ndihmon Kosovën, s’ka arsye që të mos përkrahet.

“Është me rëndësi që çdo ide të analizohet në kontekst të interesave të Kosovës dhe qytetarëve. Nëse vlerësohet që e ndihmon Kosovën, s’ka arsye që të mos përkrahet. Duhet të prisni edhe pak derisa ta diskutojmë në mënyrë formale këtë propozim”, ka thënë presidentja./

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani