Telenews

Identifikohet i dyshuari për gjuajtjen me bombë në tregun e Prizrenit

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e Xhevdet Selimit, të dyshuarit për hedhjen e granatës së dorës në Prizren.

Selimi dyshohet për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” i cili ka ndodhur më 22 nëntor në tregun e kafshëve në Prizren.

LEXO EDHE:

Nesër inaugurohet busti i heroit Hasan Prishtina

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve Rajonale, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin të tije lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi është: XHEVDET Shaban SELIMI i lindur me 23.03.1986 Fshati Uglar/ Gjilan. Personi kërkohet , për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” i cili ka ndodhe me 22.11.2023 në Prizren. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. /Telenews.al/

Të ngajshme

Zogaj kritikon përbërjen e 10-shes së parë të VV: Këto dallime nuk i gjen as mes partive, e leje brenda një liste

KushtrimGuraj

Avdullah Hoti: Liria e mediave u cënua nga pushteti, jemi për 24 pozita më keq; kjo duhet të marrë fund

KushtrimGuraj

Debat për moshën e pensionit në Gjermani, cili model do të merret parasysh

KushtrimGuraj