Telenews

Igli Tare flet për merkaton e janarit, tregon çka po ndodh të Milan!

igli-tare-flet-per-merkaton-e-janarit,-tregon-cka-po-ndodh-te-milan!

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare ka golur për situatën në AC Milan.

“Dëmtimet e gjashtë lojtarëve gjatë ndeshjeve të përfaqësueseve ishin sigurisht të paparashikueshme. Duhet të jemi të sigurt se kemi një skuadër të fortë. Në dhjetor, do të diskutojmë të ardhmen e afërt me trajnerin”, tha drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, para ndeshjes kundër Atalantës në lidhje me një ndërhyrje të mundshme në merkato.

Atmosferë e shkëlqyer rreth ekipit, a është kjo edhe falë klubit?“Absolutisht po, ne kemi filluar këtë udhëtim të ri dhe tifozët po na ndjekin me entuziazëm. Ne duhet ti japim vazhdimësi këtij momenti”.

Çfarë duhet të bëjë Gimenez për të shmangur tregun e transferimeve?“Qetësia është pjesë e udhëtimit të çdo sulmuesi. E di për çfarë bëhet fjalë, kam luajtur në pozicionin e tij.

Ai ka besimin e shokëve të ekipit dhe të klubit. Gjithmonë ka shënuar me dopio shifra dhe bën një punë të shkëlqyer për ekipin, kjo është arsyeja pse është këtu”.

Të ngajshme

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj

Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG –

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani zbulon çfarë po e penalizon Hoffenheimin –

KushtrimGuraj