Robert Redford, ikona e Hollivudit, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.
Publicistja Cindu Berger, ishte ajo që bëri lajmin e trishtë publik, duke thënë se ‘aktori ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Sundance në malet e Utah, vendi që ai donte dhe i rrethuar me miqtë’.
“Ai do të na mungojë shumë“, thotë Berger, duke shtuar se familja kërkon privatësi.
Ai ka pasur një ndikim të madh si në industrinë e filmit, ashtu edhe në kulturën amerikane në përgjithësi.
Redford u bë i njohur në vitet ’60 dhe ’70 me role në filma të mëdhenj që sot konsiderohen klasikë, si:
“Butch Cassidy and the Sundance Kid” (1969)
“The Sting” (1973)
“All the President’s Men” (1976) – mbi skandalin Watergate
“The Great Gatsby” (1974)
“Out of Africa” (1985) – me Meryl Streep
“The Natural” (1984)