Telenews

IKSHPK del me njoftim të ri për prezencën e Manganit në Badoc

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për prezencë të vazhdueshme të manganit në ujin e liqenit të Badocit, derisa ka shtuar se po vazhdon monitorimi dhe përcjellja e cilësisë.

Në një njoftim në Facebook, IKSHPK-ja ka thënë se s’ka vend për panik, derisa ka përsëritur thirrjen që uji të mos përdoret për pirje, por vetëm për pastrim dhe mirëmbajtje të higjienës.

LEXO EDHE:

Ministri Maqedonci dekoron drejtorin e “Bayraktarit”

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton popullatën se është duke vazhduar monitorimi dhe përcjellja në vazhdimësi e cilësisë së ujit në Liqenin akumulues të Badocit, të destinuar për pije dhe se nuk ka vend për panik. Analizat e fundit laboratorike tregojnë akoma vlera më të larta se niveli maksimal i lejuar i manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës, sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 -Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja shtoi se zonat të cilat mbesin në përcjellje të vazhdueshme për cilësinë e ujit për pije mbesin të njëjta. /Telenews.al/

Të ngajshme

Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, ndëshkohen dy shoferë me 500 €

Valjeta Turkaj

Franca thotë se “Rafalet” i vendosi për t’i mbrojtur bazat e saj ushtarake në Emirate

Valjeta Turkaj

Për një mosmarrëveshje në komunikacion përleshen dy burra në Fushë Kosovë – bëhen për tretman mjekësor

Valjeta Turkaj