Telenews

IKSHPK shënon javën e imunizimit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka shënuar sot javën e imunizimit me moton “Jetë të gjatë për të gjithë”.

Këtë vit java e imunizimit kishte për qëllim që të vetëdijesojë sa më shumë qytetarët për marrjen e vaksinave kundërCOVID-19, e po ashtu edhe vaksinat e tjera të rregullta.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha ka thënë se këtë vit shënimi i javës evropiane të imunizimit ka për qëllim të përforcojë rëndësinë e qasjes së barabartë në vaksina për parandalimin e sëmundjeve

“Shënimi i javës evropiane të imunizimit për vitin 2022, ka për qëllim të përforcojë rëndësinë e qasjes së barabartë në vaksina si mënyrën më të drejtpërdrejtë dhe me kosto efektive për parandalimin e sëmundjeve që dikur, por edhe sot kërcënojnë shëndetin publik. Suksesi në vaksinim kundër COVID-19 nuk është arsye që ne të lëmë anash vaksinimin e rregullt të popullsisë, duke iu mundësuar fëmijëve në Kosovë, të gjitha komuniteteve pa dallim qasjen në vaksinat e kalendarit të rregullt të obliguar të vaksinimit, me qëllim që vendin tonë ta mbajmë larg sëmundjeve që parandalohen përmes vaksinimit”, tha Gexha.

Ndërsa një tjetër aspekt që i është shtuar fokusi është edhe porosia e qindra vaksinave kundër kancerit të qafës së mitrës.

“Një tjetër aspekt të cilin e kemi shtuar fokusin gjatë këtij viti është edhe porosia e disa qindra vaksinave kundër human papilomavirusit për herë të parë në Kosovë, me qëllim që vajzave të reja këtë vit në baza vullnetare e viteve në vijim në mënyrë të rregullt t’iu ofrohet preventivë kundër kancerit të qafës së mitrës”, tha ajo.

Edita Haxhiu nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka thënë që janë rreth 25 vaksina në dispozicion në të gjithë botën, e po ashtu ka thënë që po shpresojnë që edhe në Kosovë të sigurojnë vaksinën kundër malaries.

“I kemi rreth 25 vaksina në dispozicion në të gjithë botën, duke e shtuar edhe vaksinën kundër malaries. Më 25 prill u shënua Dita e malaries dhe u planifikua një pilot i rreth një milion fëmijëve në Afrikë që të parandalohet një sëmundje vdekjeprurëse, dhe shpresojmë që edhe ne në Kosovë shumë shpejt do ta sigurojmë si vaksinë me indikacione të trafikut ndërkombëtar”, tha ajo.

Ndërsa zëvendës shefja për imunizim në IKSHPK, Fetije Fetaj ka folur për mbulimin me vaksinat e rregullta dhe COVID-19, duke thënë se Kosova ka qenë vendi i fundit që ka nisur vaksinimin kundërCOVID-19 në rajon, por që shumë shpejt ia ka dalë, pasi deri më tani janë mbi një milion doza të vaksinës të administruara. Ajo ka shtuar se aktualisht në vendin tonë janë 10 vaksina të cilat përdoren për sëmundje të caktuara.

Ndryshe, objektivat e javës së imunizimit janë rritja e ndërgjegjësimit të publikut për mbrojtjen e ofruar nga vaksinat kundër sëmundjeve vdekjeprurëse, të krijohet  mbështetje në mesin e profesionistëve shëndetësorë për vaksinim, të angazhohen politik-bërësit shëndetësorë, punëtorë shëndetësore dhe prindërit që të ketë një vaksinim sa më të lartë në popullatën tonë, për t’i mbrojtur fëmijët që asnjë fëmije të mos mbetet pa u vaksinuar.

Të ngajshme

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Hafize Elshani

Nuhatni njërën ndër këto pesë gjëra dhe menjëherë do të mësoni a ju kërcënon sëmundja e rrezikshme

Hafize Elshani

Kujdes! Ja kur duhet të bëni seks gjatë Ramazanit

Donat Hashani