Telenews

IKSHPK tregon a ka raste të fruthit në Kosovë

 

 

Aktualisht në Kosovë nuk ka asnjë rast të regjistruar me fruth. Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në Kosovë, aktualisht nuk ka raste të regjistruara të fruthit, por Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës rithekson faktin se vaksinimi është mënyra më e mirë për të parandaluar fruthin dhe përhapjen e tij, krahas masave të tjera të kujdesit”, thuhet në njoftim.

IKSHPK thotë se fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse e shkaktuar nga një virus.

Tutje, bëhet e ditur se një në pesë raste mund të zhvillojë formë të rëndë të sëmundjes që mund të çojë në komplikime të rënda dhe në vdekje.

Fruthi përhapet përmes pikave të vogla kur një person i infektuar kollitet ose teshtin. Fruthi është aq ngjitës sa nëse një person i infektuar kur bie në kontakt me dhjetë persona të pa vaksinuar, ai mund të infektojë nëntë prej tyre. Pandemia e COVID-19 ka çuar në një rënie të vazhdueshme të mbulimit të vaksinimit dhe mbikëqyrje të dobësuar të sëmundjes në vende të ndryshme globalisht, gjë që ka rritur rrezikun e përhapjes së fruthit”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

 

Të ngajshme

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu

Rrustemi: Të gjitha i kemi bërë bashkë me presidenten, e çmoj kontributin e saj

Erzana Fazliu

Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Erzana Fazliu