Telenews

Ilir Abdullahu del para gjykatës, pritet të merret një vendim për të

Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Ilir Abdullahut, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza, i cili u arrestua të dielën në Batllavë, pas 16 vitesh në arrati.

Gjytari i procedurës paraprake pritet që të marrë një vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Është mbajtë seanca dëgjimore, i pandehuri ka dal para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe gjyqtari pritet të marrë një vendim”, tha Gashi.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Ilir Abdullahu në bashkëkryerje edhe me të pandehurit A.B, F. A, Rr.A, si grup i organizuar nga i pandehuri E.S, të shtyrë nga motivi i hakmarrjes së paskrupullt, me dashje që të privojnë nga jeta T.R, për shkak se i njëjti, më parë në lokalin “Sëiss Casino” në Prishtinë, e kishte rrahur E.S.

“Me këtë në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’ nga neni 147 paragrafi 1 nën paragrafi 3 dhe 9 lidhur me nenin 23 të KPPK-së (Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës)”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Për arrestimin e Abdullahut ka folur babai i Triumfit, Shefqet Riza.

Shefqet Riza tha se Ilir Abdullahu është njëri nga kryesorët që ka marrë pjesë në vrasjen e të birit. Për të njëjtin tha se ka qenë “dora e djathtë” e Enver Sekiraqes.

Sipas Rizës, ata së bashku e kanë terrorizuar Prishtinën.

“Organet e rendit e kanë kryer punën e tyre, ai ka qenë i fshehur deri më tani në vende të ndryshme, por megjithatë, drejtësia triumfoi herdo-kurdo, është njeriu kryesor që ka marrë pjesë ky edhe Rrahim Abdullahu kanë qenë dora e djathtë e Enver Sekiraqes, strumbullari i krejt problemit është Enver Sekiraqa, rreth qatij banditi janë mbledh krejt banditët e tjerë që e kanë terrorizu krejt Prishtinën, mos të them edhe Kosovën. Kështu që kam fjalë të mira për policinë, mirë që e kanë arrestu se është një prej pjesëmarrësve kryesor në vrasjen e Triumfit, por strumbullar kryesor është Enver Sekiraqa. Më i keq është nxitësi sesa vrasësi, Enveri është ai që e ka nxitë vrasjen”, tha Riza të hënën për Gazetën Express.

Babai i Rizës pret nga organet e drejtësisë që Abdullahu të dënohet.

Të ngajshme

Spiropali viziton sot Thaçin në Hagë

Valjeta Turkaj

Besnik Osmani prezanton projektin për shtigjet rekreative përgjatë lumit Drenica

Valjeta Turkaj

“Pashë vdekjen me sytë e mi”, rrëfimi tronditës i të vetmit mbijetuar të Flight 171

Valjeta Turkaj