Telenews

Ilir Meta e quan provokim draftin e kryeministrit Rama për Asociacionin

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, ka komentuar zhvillimet në të Kosovës, në veri të Kosovës dhe marrëdhënien e Edi Ramës dhe Albin Kurtit.

Ai tha se kreu i qeverisë shqiptare ka pasur gjithnjë elementë konflikti me kryeministrat e Kosovës.

“Nuk është një element i ri i konfliktit të Ramës me kryeministrin e Kosovës. E kemi parë dhe tek kryeministrat e mëparshëm, madje njëri e hodhi në gjyq. E kemi parë me sjelljen e paligjshme ndaj presidentes së Kosovës kur erdhi këtu, me qëndrimet që ka mbajtur në planin ndërkombëtarë të çështjeve të Kosovës, me Ballkanin e Hapur… E kemi parë edhe në raste të tjera elementin e konfliktit me zyrtarët e Kosovës… Lidhur me Kurtin mund të them se në dy vote ka arritur disa rezultate spektakolare. Tani te situata konkrete, te një konflikt që u krijua që duhej të ishte bërë çdo gjë për t’u evituar, nga ana e qeverisë së Kosovës”, tha Meta ndër të tjera, në emisionin “Kjo Javë”,

Po ashtu Meta ka folur edhe për draftin e asociacionit të bërë nga Edi Rama, si propozim për qetësimin e situatës në Veri.

“Nuk e di në emër të kujt e bëri ky këtë, sepse Shqipëria ka detyrime ndaj Kosovës, por tani ka shtetin e saj. Çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën dhe çështje që kanë të bëjnë me sovranitetin e saj, është ekskluzivitet i të zgjedhurve të Kosovës dhe jo Shqipërisë. Të ndërmarrësh një iniciativë të tillë pa u konsultuar me zyrtarët e Kosovës, kjo është të paktën provokim. Nuk është kontribut”, tha Meta.

Të ngajshme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Teheran pas shpërthimeve në Isfahan

Valjeta Turkaj

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Valjeta Turkaj

Policia rrit prezencën, K9 në terren para ndeshjes Kosovë-Turqi

Valjeta Turkaj