Komuna e Prishtinës sot do ta nderojë presidentin shqiptar, Ilir Meta, me çelësin e qytetit.
Meta po e përmbyll mandatin prej presidenti, dhe sot ndodhet për vizitë në Kosovë.
“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në ceremoninë e dekorimit të Presidentit të Shqipërisë z. Ilir Meta, nga Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
“Ceremonia e dekorimit me çelësin e Kryeqytetit për Presidentin Meta mbahet sot, në ora 15:00, në objektin e vjetër të Komunës”.