Telenews

IML që funksionon brenda ministrisë së Haxhiut dy herë i djegur, kërkohet përgjegjësi

 

 

Sot në mëngjes, ndërtesa e Institutit të Mjekësisë Ligjore është kapluar nga zjarri. Para pak orës 08:00, kohë kjo kur ishte dashur punëtorët e Institutit të Mjekësisë Ligjorë të nisnin punën, në zyrat e tyre ka nisur një zjarrë.

Zjarrëfikësit e Prishtinës me të marrë informatën janë nisur për tek objekti i Institutit që gjendet brenda hapësirave të QKUK-së dhe i kanë lokalizuar flakët.

Fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar, por ambientet e punës dhe gjithçka që kishte në to janë bërë shkrumb e hi.

Dhe, si për çudi – kjo nuk ishte hera e pare që ky objekt u dogj, nga flaka po i njëjti ishte përfshirë edhe në mars.

E ky fakt i ka bërë të reagojnë ashpër opozitarët.

Ata kanë drejtuar gishtin nga Ministria e Drejtësisë, duke përgjegjësi dhe dorëheqje.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që në mënyrë urgjente të jap me informata konkrete rreth këtij rasti!

Ai ka shkruar se duhet të dihet se a janë dëmtuar provat dhe mostrat të cilat do të dëmtojnë hetimin e ndonjë rasti.

“Për të dytën herë brenda një viti, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë po dëmtohet nga zjarre të dyshimta. Pas zhdukjes së mostrave të rastit të Astrit Deharit në dhjetor të vitit të kaluar dhe zjarrit të marsit të këtij viti, sot flaka kaploi disa nga zyret kryesore të këtij Instituti. Nga të gjitha organet kompetente, kërkoj që urgjentisht të hedhin dritë mbi këtë çështje. Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë, e cila menaxhon me këtë Institut, duhet të dalë urgjentisht me informata konkrete rreth këtij rasti”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se për këto raste dikush duhet të jap përgjegjësi.

“Çfarë e shkaktoi zjarrin? Çfarë u dogj dhe cilat janë dëmet? A janë dëmtuar prova dhe mostra të tjera, të cilat do të dëmtojnë hetimin e ndonjë rasti? Si është e mundur që edhe pas zhdukjes së mostrave të rastit Dehari, mbikqyrja dhe niveli i sigurisë në këtë Institut të mbeten kaq të ulëta? Mungesa e mbrojtjes së Institutit të Mjekësisë Ligjore, edhe pas dështimeve të kaluara, nuk mund të quhet më as papërgjegjësi dhe as rastësi. Tashmë, dyshimet janë edhe më të mëdha se, për qëllime të caktuara të pushtetit aktual, ky Institut është rikthyer në cak dhe në instrument politik. Dikush duhet të jap përgjegjësi”, ka shkruar Krasniqi.

I ashpër në reagim ka qenë edhe shefi i Grupit Parlemntar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Ai ka thënë se “pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon”.

“Në opozitë i kallnin institucionet, ndaj dhe në pushtet po u kallen institucionet”, ka shkruar Gash

Ndryshe, Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë konfimruar nisjen e hetimeve të rrethanave që kanë shkaktuar zjarrin në këtë objekt.

E shtatë orë pas zjarrit që ndodhi në IML, për shkaqet e të cilit nuk dihet ende asgjë zyrtarisht, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nën ombrellën e të cilës funksion ky institucion.

Ajo ka treguar se si e ka kuptuar rastin.

“Rreth orës 08:00 të mëngjesit, nga drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, jam njoftuar që dy zyra në katin e dytë në objektin e IML, janë përfshirë nga zjarri”.

Ndërsa, ka konfirmuar se nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave.

“Ekipet e zjarrëfikësve, policia, prokuroria menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga vlerësimet fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave”.

Tutje e para e drejtësisë në vend ka zbuluar se ekipet kompetente janë duke i kryer hetimet mbi zjarrin që përfshiu për të dytën herë objektin e Institutit.

“Ekipet e forenzikës, ekspertët e zjarrit dhe të elektroteknikës janë ende duke e kryer punën e tyre me qëllim që të dihen shkaqet e zjarrit. Policia dhe prokuroria po ashtu janë duke bërë punën e tyre”.

Haxhiu ka thënë se tani për tani nuk ka më shumë informacione mbi rastin që ndodhi mëngjesin e sotëm në objektin e Institutit Ligjor të Mjekësisë.

“Për shkak të atyre që kanë ndodhur në IML ndërvite, me të drejtë qytetarët mund të jenë të shqetësuar lidhur me këtë mirëpo pa kuptuar shkakun e zjarrit nuk mund të japim informacione më shumë”.

“Sapo të kemi informacione më të detajuara lidhur me rastin, do të njoftojmë me kohë”, tha Haxhiu./Telenews/

Të ngajshme

61 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite brenda 24 orësh

Erzana Fazliu

Osmani nuk iu flet për dore Gërvallës e Pecit në përurimin e shtatores së Rugovës

Erzana Fazliu

Hapen pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak

Erzana Fazliu