Telenews

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një lokal, ndërsa më pas kishin ofenduar edhe zyrtarët policorë që kishin intervenuar në vendngjarje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 nëntor, rreth orës 06:54.

Të dyshuarit, dy meshkuj kosovarë, fillimisht kishin përdorur fjalë banale ndaj viktimës femër, ndërsa më pas kishin fyer edhe tre zyrtarët policorë.

Gjatë arrestimit, njëri nga të dyshuarit dhe një zyrtar policor kanë pësuar lëndime, për çka kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se fillimisht në një lokal e kishin fyer me fjalë banale viktimën femër kosovare, e më pas edhe tre zyrtarë policorë që kishin shkuar të merren me rast. Gjatë arrestimit njëri prej të dyshuarve dhe një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Gjatë transportit për në stacion policor i dyshuari tjetër i ka kanosur zyrtarët policorë. Të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngajshme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të caktohet rendi i ditës për seancën e radhës

Rrezarta Ramaj

Asllani pas golit të mbrëmshëm: Ishte dhuratë për babanë

Rrezarta Ramaj

Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri

Rrezarta Ramaj