Telenews

Incident zjarri në Klinikën e Pediatrisë, nuk ka të lënduar, puna vazhdon normalisht

Një incident zjarri ka ndodhur sot në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.

Mirlinda Qyqalla, nga zyra e mediave në QKUK, ka konfirmuar për Klan Kosova se një bojler i vendosur mbi kulmin e Pediatrisë është përfshirë nga zjarri, transmeton Telenews.al.

“Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin”, tha Qyqalla.

Sipas saj , situata është vënë plotësisht nën kontroll dhe nuk ka të lënduar apo dëme të tjera.

“Aktiviteti në Klinikën e Pediatrisë vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo stafin”, thuhet në konfirmim.

Të ngajshme

22 vjet nga trazirat e marsit

Valjeta Turkaj

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Valjeta Turkaj

Arma që mbron ambasadën e SHBA-së në Bagdad qëllon 4500 fishekë në minutë

Valjeta Turkaj