Telenews

INFERMIERËT KOSOVARË PARALAJMËROJNË GREVË NË KËTË DATË

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka njoftuar se kjo grevë dotë mbahet edhe në Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Vushtrri dhe disa qendra tjera.
Sipas njoftimit, kërkesat e kësaj greve janë për një pagë dinjitoze, kushte më të mira të punës e pagesë për vikende, ndrrime të natës e rrezikshmëri.
“Pagë dinjitoze ose koeficient 7.1 bazuar në tabelën e koeficientëve të publikuar së fundmi, apo 70% e pagës së mjekut specialist (10.1 koeficientin mjeku specialist). Kushte më të mira të punës. Pagesat për vikende, ndrrime të natës, rrezikshmëri. Ngritja e pagesave për ndrrime të natës për 100%. Pagesa e orëve shtesë. Pjesmarrje të infermierëve në Komision Diciplinor dhe secilin komision ku ka të bëj me infermierinë. Përfaqësimi i infermierëve në Bord të SHSKUK, Komision Diciplinor, Departamenti i Infermierisë dhe pjesmarrje në konkurset publike”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
 

Të ngajshme

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Yllka Gashi

Taulant Seferi përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Yllka Gashi

Thaçi do të qëndrojë në paraburgim deri në aktgjykim, gjykatësi jep urdhër të mos dërgohen më komente për rishikimin e radhës

Yllka Gashi