Telenews

INFERMIERËT PO MBAJNË GREVË NJËORËSHE, KËRKOJNË REALIZMIN E KËRKESAVE TË TYRE

Shoqata sindikale e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor këtë të martë po e mbajnë një grevë njëorëshe.
Nëpërmjet kësaj po shprehet pakënaqësia lidhur me trajtimin që i bëhet kësaj kategorie.
Pjesëmarrësit po kërkojnë rritjen e koeficientit të pagave, pagesën e ndërrimit të natës dhe kërkesa të tjera.
Ata janë duke kërkuar që në kuadër të ligjit të pagave i cili pritet të miratohet në Kuvendin e Kosovës të ketë një rritje të koeficientit i cili u mundëson një pagë më të mirë për këtë kategori ngase drafti i ligjit të pagave i cili ka qarkulluar nëpër media nuk e mundëson këtë gjë.
Nga pjesëmarrësit u tha se kategoria e infermierëve dhe mamieve është kategoria më e diskriminuar e punonjësve shëndetësor sa i përket pagave dhe kushteve tjera të punës.
Përveç tyre ndaj këtij drafti kanë shprehur pakënaqësi edhe sektorë të tjerë.

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj – s’dihet për të lënduar (VIDEO)

Donat Hashani

Osmani pati të drejtë kur foli për ndërhyrjen e Trumpit në konfliktin Kosovë-Serbi?

Donat Hashani

Zemaj për VV-në: Nëse nuk i ka 61 vota, është mirë të lëshojë rrugë (VIDEO)

Donat Hashani