Telenews

Influencerja meksikane qëllohet për vdekje në një sallon bukurie gjatë live-it në TikTok

Valeria Marquez, një influencuese 23-vjeçare nga Meksika, u vra me armë zjarri gjatë një transmetimi live në TikTok, teksa ndodhej në sallonin e bukurisë ku punonte në qytetin Zapopan.

Në video, ajo shihej me një lodër në dorë, pak çaste para se të dëgjohej duke thënë “po vijnë”, përpara se të fikej zëri. Pak sekonda më vonë, u qëllua për vdekje, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Rasti po hetohet si femicid nga autoritetet e Jalispos. Sipas raportimeve, më herët ajo kishte përmendur një “dhuratë të shtrenjtë” që dikush kishte sjellë për të në mungesë të saj.

Meksika renditet ndër vendet me normat më të larta të femicideve në rajon, ndërsa Jalisco është ndër gjashtë shtetet më të rrezikshme për sa i përket vrasjeve.

Të ngajshme

Komuna angazhon operatorë privat, nuk dihet çka do të ndodhë me “Pastrimin”

KushtrimGuraj

Krasniqi: Takimi te presidentja nuk solli përparim, por ishte një hap i duhur

KushtrimGuraj

Demi Lovato mahnit me bikini mes thashethemeve për përdorimin e Ozempic

KushtrimGuraj