Telenews

Inspektorati i Punës dhe Ambasadori suedez vizitojnë Al Trade në shenjë vlerësimi për standardet e sigurisë

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, kompania Al Trade priti sot në kompleksin “Linda Premium Residence” në Prishtinë një delegacion nga Inspektorati i Punës dhe Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, së bashku me pjesëtarë të stafit diplomatik.

Gjatë kësaj vizite inspektuese, u vlerësua përkushtimi i Al Trade ndaj krijimit të kushteve të sigurta dhe të shëndetshme për punonjësit e saj. Përfaqësuesit institucionalë theksuan rëndësinë e respektimit të standardeve ndërkombëtare të sigurisë në sektorin e ndërtimit, duke vlerësuar modelin që Al Trade ka ndërtuar ndër vite.

Ambasadori suedez, në fjalën e tij, nënvizoi se investimet në sigurinë dhe mirëqenien e punëtorëve janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të çdo shoqërie, duke përmendur përvojën e Suedisë si një shembull të mirë për Kosovën.

Nga ana e saj, kompania Al Trade theksoi se që nga fillimi i aktivitetit në vitin 1999, mbrojtja dhe mirëqenia e punonjësve kanë qenë gjithmonë ndër prioritetet kryesore të saj.

Në përfundim të vizitës, Al Trade falënderoi Inspektoratin e Punës dhe Ambasadën e Suedisë për vlerësimin dhe mbështetjen, duke ritheksuar angazhimin për të mbajtur standardet më të larta të sigurisë në të gjitha projektet që zhvillon.

Të ngajshme

Verë, relaks dhe det – Blu Mare Resort ju pret në Spile

Erzana Fazliu

Optika Moda – Stili i pranverës nis me sy të kthjellët

Erzana Fazliu

Imagjinoni luksin, jetoni mrekullinë në Blue Fafa Resort

Valjeta Turkaj