Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë të premten ka marrë vendim që të kufizohet orari i punës deri më datën 20 korrik, për gratë shtatzëna dhe për punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë.
Përkundër vendimit që është marrë ditën e premte, në disa qytete ka vazhduar të punohet në sektorin e ndërtimtarisë.
Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi, në një deklaratë ka thënë se kanë ndaluar punën në disa lokacione në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.
“Ne jemi sot në terren duke mbikëqyrë se a po respektohet vendimi që është nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. Ne kemi bërë ndalimin e punës në disa lokacione në Prishtinë, në lagjen Dardania, Qendër dhe në Lagjen e Muhaxherëve. Gjithashtu edhe në disa subjekte juridike në Prishtinë, kemi hasur gratë shtatzëna duke punuar, kemi kërkuar nga punëdhënësit e tyre që t’i lirojnë menjëherë në shtëpi”, tha ai.