Telenews

Inspektorati Shëndetësor mbyll 8 institucione private pa licencë, Vitia: Shëndeti i qytetarëve nuk do të rrezikohet

inspektorati-shendetesor-mbyll-8-institucione-private-pa-licence,-vitia:-shendeti-i-qytetareve-nuk-do-te-rrezikohet

Tetë institucione shëndetësore private janë mbyllur këtë javë nga Inspektorati Shëndetësor, pasi janë kapur duke operuar pa licencë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, aksioni është pjesë e inspektimeve të rregullta që kanë për qëllim garantimin e respektimit të ligjit dhe standardeve të shërbimeve shëndetësore në sektorin privat.

“Shëndeti i qytetarëve nuk mund dhe nuk do të lejohet që të rrezikohet nga veprimtari të paligjshme,” ka shkruar Vitia, duke u bërë thirrje të gjitha institucioneve shëndetësore që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi.

Vitia, ka falënderuar Inspektoratin Shëndetësor dhe inspektorët për angazhimin dhe punën e përditshme në terren.

Inspektorati Shëndetësor, si pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë, ka intensifikuar kontrollet në institucionet private në të gjithë vendin, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe cilësisë së kujdesit shëndetësor./IndeksOnline/

Të ngajshme

A zgjoheni shpesh të uritur edhe pse keni ngrënë darkë vonë?

Valjeta Turkaj

Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, me një simptomë të re dalluese

KushtrimGuraj

OBSH: Shumë sëmundje lindin si pasojë e vetmisë

KushtrimGuraj