Telenews

Instagram po teston Reels të kyçur me një kod “sekret”

Instagram po teston një funksion që mundëson “bllokimin” e Reel-eve me një “kod sekret”, por me një sugjerim (hint).

Kjo duket si një mënyrë e re se si krijuesit mund të komunikojnë me ndjekësit, pasi ata mund të ndajnë Reel-e ekskluzive me njerëz që do të dinë me siguri përgjigjen për sugjerimin.

Për shembull, një krijues mund të bllokojë një Reel me sugjerimin “ushqimi im i preferuar”, dhe ndjekësit do të dinë përgjigjen.

Rrjeti social në pronësi të Meta-s po teston funksionin në llogarinë e tij Design dhe ka ndarë një Reel të bllokuar që kërkon nga përdoruesit të fusin “kodin sekret” bazuar në sugjerimin që thotë “first # in the caption”.

Hashtagu i parë që ishte i përmendur në përshkrim ishte “Threads”. Pasi të fusin kodin e saktë, përdoruesit mund të qasen në Reel-in që tregon se llogaria Design po nis një profil në rrjetin social Threads.

Kjo mund të përdoret nga markat për të reklamuar produkte të reja, ose nga krijuesit që duan të rrisin angazhimin e ndjekësve të tyre.

Funksioni i ri është i ngjashëm me mjetin Reveal, i cili u mundëson krijuesve të publikojnë një Story të fshehur, të cilin ndjekësit e zbulojnë duke dërguar një mesazh direkt.

Të ngajshme

Netflix parashikon rritje të qëndrueshme pavarësisht turbulencave ekonomike dhe tarifave të Trump

Valjeta Turkaj

Telefoni po riniset automatikisht – kur mund t’ju ndodhë kjo?

KushtrimGuraj

Pse start-up i Mira Muratit po mbledh 2 miliardë dollarë – edhe pse me pak punonjës dhe ende pa asnjë produkt?

KushtrimGuraj