Telenews

Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim disa ditë

Institucionet parashkollore në Prishtinë do të jenë në pushim nga data 31 dhjetor 2025 deri më 7 janar 2026.

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka aprovuar kërkesën që institucionet parashkollore të jenë në pushim disa ditë.

Sipas njoftimit, ky pushim është i planifikuar për të kryer punë të rëndësishme teknike dhe higjieno-sanitare, përfshirë dezinfektimin dhe deratizimin, që nuk mund të bëhen gjatë pranisë së fëmijëve dhe stafit, raporton RTKlive.

“Qëllimi i pushimit është ruajtja e sigurisë dhe shëndetit të fëmijëve dhe personelit arsimor”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Spanjë: Dy gjermanë humbin jetën pas një sulmi brutal, një tjetër në gjendje kritike

Valjeta Turkaj

Përjashtohen gjashtë deputetët e PD-së pas kaosit në Kuvend

Valjeta Turkaj

Pas tërheqjes nga Beogradi, Sadriu fton Kushnerin të investojë në Grand: Të transformohet në Hotel Trump

Valjeta Turkaj