Telenews

Integrimi në Evropë, pa pranuar krejt vendet, Kosova s’hyn në BE

integrimi-ne-evrope,-pa-pranuar-krejt-vendet,-kosova-s’hyn-ne-be

Presidenti i Këshillit Evropian, Antoni Costa, shfaqi, të mërkurën mbrëma në Kopenhagë, para liderëve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, idenë për tejkalimin e bllokadave në zgjerim, për të mundësuar që ky proces të përshpejtohet.

Ajo ka të bëjë me tejkalimin e vetos në procesin e ekspansionit të BE-së, në radhë të parë me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe me shtetet si Ukraina e Moldavia.

Aktualisht, për sa i përket zgjerimit, secili vendim merret me unanimitet. Kjo ka bërë që shpesh një apo më shumë vende anëtare të bllokojnë përparimin e ndonjë shteti kandidat.

Por, siç raporton gazeta Politico, plani i Kostas, që vendimet të merren me shumicën e kualifikuar për zgjerimin, ka hasur në kundërshtim të fortë, madje nga shtete siç janë Franca, Greqia e Holanda.

Pavarësisht kësaj, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, thotë se BE-ja duhet të jetë syçelë në një proces me rëndësi jetike për Evropën.

Të ngajshme

Hajrulla Çeku, kandidati që fton për debat, por guxon të shkoj vetëm në studio që e miraton partia

KushtrimGuraj

Mbi 3 mijë prindër të nxënësve s’kanë marrë subvencione për tekstet shkollore

KushtrimGuraj

Lushi: President Thaçi, mirupafshim në këtë dhjetor në Prishtinë, me ty dhe shokët

Donat Hashani