Telenews

Interi e ka gati kontratën për Dybalan

Paulo Dybala nuk ka vendosur ende për klubin e tij të ri pasi u largua nga Juventusi si lojtar i lirë, si rezultat i skadimit të kontratës.

Sulmuesi argjentinas lidhet me një transferim të mundshëm në Inter.

Madje, portali “Goal.com” raporton se “Nerazzurri” e kanë përgatitur një kontratë trevjeçare për ish-futbollistin e Palermos, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi argjentinas lidhet edhe me një transferim të mundshëm në Angli ose në Francë.

Por, më së shumti ka gjasa që ai t’i bashkohet nënkampionit italian, i cili do tia ofrojë kushtet e dëshiruara.

Dybala është ambientuar në Itali, ku luan qe një kohë të gjatë dhe nuk dëshiron të eksperimentojë për të kaluar në një ligë tjetër. /Gazeta Express/

The post Interi e ka gati kontratën për Dybalan appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Messi nuk e ka harruar Neymarin, do ta shoh në Kupën e Botës

Valjeta Turkaj

Bologna interesohet për Dion Gallapenin, mbrojtësin e Kosovës

KushtrimGuraj

Real Madrid dënon Tchouameni dhe Valverde

Blearta