Telenews

Interi fiton, por Liverpooli kalon tutje falë ndeshjes së parë

Skuadra e Liverpoolit ka humbur ndaj Interit në “Anfield” në ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, por ka kaluar tutje në çerekfinale, pas rezultatit final 2:1.

Inter fitoi sonte në “Anfield” me rezultatin e ngushtë 0:1
Golin e vetëm dhe të fitores në këtë duel e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 62’të të sfidës.

Megjithatë, vetëm një minut më pas, Interi mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi Sanchez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes në Fabinhon.
Deri në fund, Liverpool kishte mundësi shënimi me Salah dhe Diaz, por nuk arritën të mposhtin Handanovicin.
Liverpooli kaloi tutje me rezultatin final 2:1, pasi në ndeshjen e parë kishte fituar 2:0.
Vlen të theksohet se edhe Bayern Munich kaloi në çerekfinale pas fitores 7-1 (8-2) ndaj Salzburgut në “Allianz Arena”.

Të ngajshme

Lamine Yamal shkruan histori: Golin e 50-të e arrin vetëm 18 vjeç

KushtrimGuraj

Vedat Muriqi shpallet ‘Lojtari i Ndeshjes’ pas dy golave të realizuar ndaj Osasunas

KushtrimGuraj

Goli i Yamalit vendimtar, Barça arrin fitoren ndaj Bilbaos

Rrezarta Ramaj