Telenews

Inxhinieri dhe bashkëthemeluesi i LinkPlus, Ermal Sadiku pritet t’i bashkohet LDK’së?

inxhinieri-dhe-bashkethemeluesi-i-linkplus,-ermal-sadiku-pritet-t’i-bashkohet-ldk’se?

Inxhinieri Ermal Sadiku pritet t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sadiku, i cili është edhe bashkëthemeluesi i LinkPlus, pritet të anëtarësohet në këtë parti ditëve në vijim. Lëvizja vjen pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat u caktuan të mbahen më 28 dhjetor.

Ermal Sadiku është lindur dhe rritur në Prishtinë, ku gjithashtu ka përfunduar studimet në fushën e inxhinierisë. Më pas ai ka vazhduar specializimin në Gjermani, duke thelluar njohuritë dhe përvojën e tij profesionale. Pas studimeve, Ermal Sadiku është rikthyer në Kosovë për të ndërtuar karrierën si inxhinier dhe sipërmarrës, duke themeluar disa nga kompanitë më të suksesshme të sektorit ICT në vend.

Ai ka shërbyer si ligjërues në fakultet, si kryetar i Bordit të STIKK dhe vazhdon të jetë mentor dhe trajner i shumë të rinjve që synojnë karrierë në teknologji./Gazeta Express

Të ngajshme

Fituesi pa dokumente të regjistrimit, ofertë e paligjshme – si u zbulua tenderi nga eksperti i OSHP në Komunën e Çlirimtarit

KushtrimGuraj

Hamza takon Orav: Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do të punojë për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

KushtrimGuraj

Ambasadori britanik pret që partitë me bashkëpunim t’i formojnë institucionet pas zgjedhjeve

KushtrimGuraj